Nëntë mënyra për ta përdorur kanellën në rutinën tuaj të bukurisë

0

Kanella, përveçqë ka një shije mbresëlënëse, ka edhe shumë cilësi të rëndësishme për shëndetin tuaj. Kanella mund të përdoret edhe për rutinën tuaj të bukurisë, ndërsa më poshtë i kemi renditur disa nga këto përdorime.

Image

1. Bronzues natyral

Përzieni kanellën me niseshte misri dhe me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën e fytyrës suaj. Ky trajtim do të ndikojë si bronzues natyral.

Image

2. Ndritni flokët e kuq me kanellë!

Të gjitha flokëkuqet duhet ta lexojnë me vëmendje këtë këshillë, sidomos nëse jeni njëra nga ato që dëshirojnë t’i zbardhojnë paksa flokët e tyre, pa dashur të përdorin produkte të dëmshme. Thjesht, shtojani pak kanellë zbutësit tuaj të zakonshëm dhe lëreni përzierjen që ta kryej punën e vetë për 6-8 orë (preferohet që trajtimi të bëhet gjatë kohës kur jeni në gjumë) dhe të nesërmen do të habiteni nga efekti çudibërës.

Image

3. Çaji i kanellës lufton infeksionet

Kanella është e pasur me veti shëruese, që luftojnë infeksionet. Mënyra më e përshtatshme për t’i marrë këto përfitime nga kanella është ta konsumoni çajin e kanellës, ndonëse kanellën mund ta vini në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Image

4. Balsami natyral për buzë

Ndonëse është shumë e vështirë të përdorni balsam natyral të buzëve, pasi që gjithmonë ekziston tendenca e lëpirjes së balsamit, nëse jeni nga njerëzit e durueshëm është e rëndësishme ta provoni një trik të tillë. Ajo që duhet të bëni është ta përzieni kanellën me vaj kokosi dhe më përzierjen e fituar t’i trajtoni buzët.

Image

5. Pudra për fytyrë

Nëse dëshironi të keni një fytyrë që shkëlqen, përzieni dy lugë gjelle kanellë me tri lugë çaji niseshte mistri. Ngjyra e pudrës mund të kontrollohet nga vetë ju, përmes shtimit apo reduktimit të sasisë së kanellës.

Image

6. Pastruesi i fytyrës

Përzieni kanellën me sheqet dhe nektar kokosi derisa ta krijoni një përzierje homogjene. Me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën e fytyrës dhe pasi ta keni lënë për disa minuta, fytyrën pastrojeni me ujë të vaktë. Si rezultat ju do të fitoni një lëkurë më të butë të fytyrës.

Image

7. Shmangeni aromën e keqe të gojës me kanellë

Edhe nëse keni mbetur pa pastë dhëmbësh, nuk keni nevojë të dilni me aromë të hidhur të gojës. Thjesht, përzieni një lugë kanellë me ujë të vaktë dhe bëni gargarë me përzierjen e fituar. Ndonëse aroma e keqe nuk do të zhduket përfundimisht, gjendja do të përmirësohet tej mase.

Image

8. Maska për luftimin e akneve

Nëse keni probleme me aknet e tëra që ju duhet të bëni është ta përzieni mjaltin me kanellë dhe me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën e fytyrës. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e saj për 15-20 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vaktë.

Image

9. Maska prej kanellës dhe drithërave

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë doemos duhet të përdorni maskën prej kanellës dhe drithërave. Përzierjen e fituar vendoseni në lëkurë të fytyrës dhe lëreni të qëndrojë për njëzet minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të vaktë.

Image