Neki Emra: Si një tatimpagues i rregullt në vend, e ndjej vetën pak si ‘jetim’

0

Këngëtari Neki Emra, lidhur me temën për “Kosova Sot”, ka deklaruar një nga temat më të qëlluara qysh nga koha e pasluftës në Kosovë, është tema e të drejtave të autorit. “Mendoj që vitet 2019-2020 duhet ta gjejnë Kosovën të kompletuar si në aspektin ligjor, po ashtu edhe në aspektin e implementimit të atyre ligjeve.

Ne deri sot kemi punuar pa asnjë vlerësim nga ana, qoftë e institucioneve shtetërore të cilat duhet të na mbrojnë, qoftë mediumet të cilat i kanë plotësuar emisionet e tyre me materialet e prodhuara nga ne. Këtë fundvit ka qenë një lajm super i mirë nga dy persona shumë të rëndësishëm:Afërdita Kelmendi ( drejtoreshë në RTV 21) dhe Florent Boshnjaku ( drejtor i APIK-ut), që nga janari i vitit 2019 do të fillojë implementimi i ligjit për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Ky është lajm i jashtëzakonshëm dhe e arritur e madhe nga të gjitha palët”, thekson ai.

Tutje ka shtuar se, përveç televizioneve nacionale, ka një numër tepër i madh edhe i televizioneve muzikore që duhet të detyrohen ta respektojnë këtë ligj. Emra ka shtuar: “Unë si një tatimpagues i rregullt në vend, e ndjej vetën pak si ‘jetim’, nëse guxoj të shprehem ashtu, për shkak të shumë ligjeve që nuk implementohen te ne. Këtu, nëse më lejoni ta përmend edhe Ligjin për sponsorizime. Edhe pse Ministria e Kulturës e ka aprovuar këtë ligj dhe të cilët po bëjnë çmos të na përkrahin, Ministria e Financave nuk e pranon si të tillë ende. Unë, të jem i sinqertë, po kam shumë vështirësi financiare në implementimin e projekteve të mia, dhe me shumë vështirësi po ia dal që ato të jenë edhe artistike. Por, me rregullimet ligjore, besoj që do të jetë më e lehtë për ne”.

Temën e plotë, mund ta lexoni në linkun e shënuar:

https://kosova-sot.info/kulture/345919/lulezimiipirateriseshkaktonkaostekartistetfoto/