Në lidhje me Arjolën? Reagon Atdheu: Fama është e fundit, të mbështes

0
133

Antonela në Big Brother VIP hodhi dyshime se mes Arjolës dhe Atdheut të Përputhen ka pasur diçka. Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë dhe arsyeja është Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet zëri?”, ishte deklarata e Antonelës.

Antonela hodhi dyshime se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja e kundërshtoi, pasi tha se me djalin nga Kosova ka një miqësi prej 6 vitesh. Vetë Atdheu ka reaguar i cili i ka dalë në mbështetje Arjolës.

“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar. Është momenti që të mbështes unë ty tani”, ka shkruar Atdheu.

Atdheu, Arjola

“Kjo foto është ditën e parë tek Përputhen, Arjola është aktore në Portokalli dhe ishte aty kur nuk ishte asnjë tjetër për mua. Më mbështeti pafund. Është momenti që do ta mbështes unë atë. Forca Arjola. Unë e di se kush je”, përfundoi ai.

Leave a Reply