Në kushte të rënda për jetesë dhe me djalin e sëmurë, familja Likaj nga Krajku i Hasit kërkon ndihmën tuaj

0
138

Sylejman Likaj nga fshati Krajkë i Hasit të Prizrenit ka disa halle me të cilat është duke u ballafaquar ditëve të fundit, shkruan 04 Online.

Përveç që e ka djalin 10 vjeçar me probleme shëndetësore, të cilit ju ka rekomanduar transplatimi i mushkërive, Sylejmani njëkohësisht ka probleme me vendbanim pasi është duke jetuar në kushte të mjerueshme.

Lidhur me hallet e Sylejmanit ka shkruar edhe Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale pranë Komunës së Prizrenit, Fejzë Kabashi, i cili ka bërë me dije se Kryefamiljari nga Krajku i Hasit as që ka aplikuar në konkursin e shpallur për ndihmë familjeve skamnore për ndërtimin e shtëpisë, pasi ai ishte duke u marrë me shëndetin e të birit, ndërsa fare nuk ka qenë i njoftuar për këtë mundësi. Prandaj, vet Kabashi bënë thirrje që t’i ndihmohet familjes në fjalë nga njerëzit e vullnetit të mirë, ngase projekti për ndihma nga Komuna e Prizrenit është përmbyllur.

“Gjendje mjeruse e banimin ,të cilen e rëndon edhe më teper gjendja e rëndë shëndetsore e 10 vjeqarit të cilit i është rekomanduar transplantim i mushkërive,në pa mundësi me i ndihmuar këtë vitë përmes programit të ndërtimit nga Komuna(me që kriteret i përmbush), por siq deklaron kryefamiljari Sylejman Likaj( i pa punë dhe pa kurrfarë mundësie të punojë) nga fshati Krajkë se duke u angazhuar për shëndetin e djalit as që e kanë ditur se Komuna ndihmon familjet skamnore për ndërtim të shtëpis(ku nuk kan aplikuar fare) dhe në këtë fazë ku veq janë shpallur listat e fituesëve dhe ka filluar ndërtimi i shtëpive,andaj mbetet të bëjmë thirrje për bamirësit që ti ndihmojnë kësaj familje dhe që me këtë gjendje të mos hyjë edhe në një dimër.
Duke i ndihmuar për sigurimin e banimit, familja do te ketë më të lehtë të merret me shëndetin e djalit ,për të cilin Oksigjen për 24 orë pa ndërpre i ka siguruar tashmë një bamirës…”, ka shkruar në ‘facebook’ Kabashi.

Për më shumë ju ftojmë t’i shikoni edhe disa fotografi të cilat e tregojnë gjendjen reale të familjes Likaj nga Krajku i Hasit./04 Online

Fotografia e Fejzë Kabashi
Fotografia e Fejzë Kabashi
Fotografia e Fejzë Kabashi
Fotografia e Fejzë Kabashi

Leave a Reply