Në 21 vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Ismajl Kryeziu

0
439

Në pamundësi për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, tek përmendorja si dhe vizitë në familjen e heroit Ismajl Kryeziu, shkaku i pandemisë, ish bashkëveprimtararët Bashkim Gashi e Bashkim Kajdomçaj, kujtuan nga shtëpia veprën e ndritur të këtij vigani.

Hera e fundit që e kishin takuar ishte java e parë marsit 1999 në shtëpinë e tij në Arvanë.Ai, sapo ishte kthyer nga Shqipëria me detyra ushtarake dhe kishte shfrytëzuar rastin të shohë familjarët.

“Ne kishim shkuar të vizitonim babanë e Ismajlit, bacën Isuf, kur befas na ishte shfaqur Ismajli.Ai, më pas rrëfeu për operacionet luftarake dhe kalimin e kufirit që kishte bërë para një nate.Ishte shumë optimistë se Liria ishte afër”, kujtojnë sot Gashi e Kajdomçaj.

Ismajl Kryeziu ka qenë një patriot shumë dimensional që nga rinia e hershme.Me ilegalen, Frontin si njëri nga themelusit e saj me Nuhi Bytqyin po nga kjo lagje.

Më pas kyqet si drejtues i Partisë Parlamentare yë Kosovës, Dega në Prizren që drejtohej nga Kadri Kryeziu në vitet 90-ta. Kurse po në këtë kohë ishte edhe anëtarë i KMDLNJ-s, Dega në Prizren.

Ai, me fillimin e luftës është ndër themeluesit e saj, në Shtabin Lokal të Prizrenit, që drejtohej nga Remzi Ademaj.
Si njohës i mirë i terenit në tërë Kosovën dhe krijues i lidhjeve me vite të tëra, Ismajli me detyra ushtarake lëvizi në gjithë zonat e luftës në Kosovë.
Ai, më 18 prill 1999 u rrethua nga forcat serbe në lagjen Arbanë ku dhe bie heroikisht.

Kontributi i tij në çlirimin e vendit është i veçantë.
Ndërsa, veprimtaria në KMDLNJ poashtu e madhe.
Në shenjë respekti autoritetet Komunale kohë më parë i dhan emrin e Heroit Ismajl Kryeziu, sheshit që nga Prizreni dërgon në lagjen Arbana.

Lavdi veprës së këtij Vigani të Kombit! -, shkruan me këtë rast Bashkim Kajdomçaj, koordinator i KMDLNJ- s në Prizren.

Leave a Reply