Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për vizitën e Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien në Francë dhe Bruksel, Belgjikë. Në komunikatën e lëshuar thuhet se në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
O’Brien do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.
Në këto takimet, sipas DASH-it, do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.
“Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thuhet në komunikatë.
Kurse bë Bruksel, Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet me Shefin belg të Shtabit të Kryeministrit Peter Moors.