Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt

0
105

Federata e Basketbollit e Kosovës ka informuar se konform masave të reja anti-COVID-19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës prej sot e deri më 4 shkurt 2022 nuk do të lejohen shikues në palestrat sportive.

Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ka informuar se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit, shkruan FBK, transmeton Klankosova.tv.

Sporti dhe rekreacioni

  1. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  2. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.
  3. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.

Leave a Reply