Ndërron jetë një person në Suharekë, dyshohet se kreu vetëvrasje

0
314

Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se sipas informatave të para ai është gjetur i varur në litar.

“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00. Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar”, deklaroi ai.

Osmanollaj tha se Prokuroria e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Leave a Reply