Nderohen Dëshmorët e Kombit në Landovicë

0
44

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Prizrenit, aktivitetet për shënimin e kësaj Dite nga komuna kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa është mbajtur edhe një tubim në platonë e kompleksit memoriale të dëshmorëve.

Për të nderuar jetën dhe veprën e bijve më të shtrenjtë të kombit në vendin ku ata prehën të qetë në Landovicë, morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, zyrtarë të institucionëve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, që është mbështetur nga Aleanca Veriatlantike e Nato-s, na e sollën lirinë për të cilën u derdh shumë gjak, dhe neve na mbetet që më përkushtimin më të madh të punojmë për një të ardhme më të mirë themelit e të cilit shtet u vendosen nga gjaku i të rënëve, theksoi ai. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur Esat Krasniqi, nga dega e OVL të UÇK-së, i cili në mes tjerash, tha se 12 Qershori i vitit 1999 solli lirinë e shumëpritur fal luftës së lavdishme të bijve dhe bijave më të shtrenjta të kombit tonë. Ndërsa deputeti, Zafir Berisha, tregoi për kohën kur njësitët e UÇK-së u futen në Prizren 20 vite përpara, dhe shtoi se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme se sa i shtrenjtë ka qenë çmimi i lirisë së shtetit tonë. Përveç homazheve dhe fjalimeve, janë kënduar edhe disa këngë korale nga nxënësit e shkollës së muzikës “ Lorenc Antoni” në Prizren./TvPz

Leave a Reply