Ka ndrruar jetë në moshën 83 vjeçare afarisiti njohur prizrenas, ish-themeluesi i kompanisë “Te Syla -Alhambra” Sylejman (Xhafer) Dapko.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në ora 14:10, me namazinn e Ikindisë, ndërsa falja e namazit do të bëhet në xhaminë “Bajraklia”.
