Mytaher Haskuka takon aktoren e njohur nga Turqia, Burcu Biricik

0
430

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar sot aktoren e njohur turke, Burcu Biricik.

Biricik është duke marrë pjesë në festivalin e filmit të shkurtër “Ballkan Beyond Bordes”, i cili po mbahet në Prishtinë.

“Sot u takuam me artisten e njohur nga Turqia, Burcu Biricik, e cila ndodhet në Prizren së bashku me artistët e tjerë që po marrin pjesë në festivalin e filmit të shkurtër Balkan Beyond Borders (Ballkani Përtej Kufijve) në Prishtinë.

Biricik, e cila është pjesë e jurisë së këtij festivali, nëpërmjet të të cilit çdo vit vizitohen qytete të ndryshme të Ballkanit dhe të Evropës, ka ardhur që ta vizitojë edhe Prizrenin, pasi që kishte dëgjuar për bukuritë e qytetit tonë.

Përveç kësaj, Biricik së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të festivalit, përbërë prej artistëve e regjisorëve, realizuan edhe një takim me Dokufestin, me të cilët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, e po ashtu që të jenë mysafirë të këtij festivali gjatë edicionit të ardhshëm”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply