Mos u mashtroni nga moti me diell që ishte sot, nesër sërish bora do të zbardhë rrugët

0
289

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër mbi vendin tonë do të ketë reshje bore në disa vende.

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje, por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Leave a Reply