Mos prisni fitime të menjëhershme! Mos i refuzoni ftesat, parashikimi i horoskopit

0
359

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në apektin e dashurisë ka lajme të mira, mund ti përballoni diskutimet pa probleme. Në punë më mirë bëni kujdes dhe mos e teproni!

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri mëngjesi do të nisë i stresuar, por krahasuar me dy ditët e fundit është më mirë. Në punë është shumë e rëndësishme që këto ditë të shmangni përballjet.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri të premten Hëna bëhet e kundërt, asgjë serioze por duhet të përpiqeni të shmangni polemikat deri të dielën. Në punë nëse ju ftojnë të bëni diçka të re, nuk keni pse të thoni jo, por bëni kujdes të mos e teproni për të paktën tre ditë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri pavarësisht Venusit përballë, këtë fundjavë mund të zgjidhni disa keqkuptime. Në punë, disa sakrifica ishin shumë të rënda, do të kaloni një ditë përgjithësisht interesante.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, Hëna nuk është më e kundër jush dhe kjo pritet që të sjellë një fundjavë pozitive. Në punë është periudha e duhur për t’u përfshirë, nëse keni projekte mund të merrni oferta.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri të premten gjithçka do jetë negative për shkak të Hënës së kundërt. Në punë mendoni se nuk keni bërë mjaftueshëm, emocione të çuditshme për një të premte për të jetuar me filozofinë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, nëse jeni një çift i konsoliduar mund të gjeni një marrëveshje të mirë vetëm nëse njëri nga të dy pranon gabimete tij. Në punë ka mundësi të rikuperoni një marrëveshje.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri janë më të favorizuar ata që kanë kaluar një periudhë të gjatë vetëm. Në punë nëse duhet të bëni një kërkesë mendojeni, do të merrni këshilla këtë fundjavë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri shmangni njerëzit që kanë qenë burim shqetësimi ditët e fundit. Ata që punojnë me kohë të pjesshme nuk kanë një vizion të mirë për të ardhmen.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri Hëna është e favorshme, Venusi ka nisur një tranzit që do të jetë i qëndrueshëm në shenjën tuaj. Në punë, lidhuni me njerëz që mund t’ju ndihmojnë në të ardhmen.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, mërkuri që është në anën e kundërt do të thotë se disa çifte debatojnë për arsye parash ose për punën e njërit prej të dyve. Në punë duket se jeni pak i lodhur, duhet të pushoni më shumë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri mes ditës së premtë dhe të dielës ka diçka më shumë se keni ndjerë derimë tani, emocione që kthehen. Në punë, të rinjtë nuk mund të presin fitime të menjëhershme.

Leave a Reply