“Mos lexoni romane”, botuesja Arlinda Dudaj s’le gjë pa i thënë Ermal Mamaqit

0
518

Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi ndau një mesazh sensibilizues dhe motivues për njerëzit e ndodhur në karantinë, duke i sugjeruar që të përpiqen të zbulojnë tek vetja talentet e tyre, dhe atë që dinë të bëjnë më mirë. Por, ndër të tjera ai bëri dhe një deklaratë që nuk u prit aspak mirë nga besnikët e leximit.

Aktori dhe moderatori sugjeroi të mos lexohen romanet, pasi janë për pensionistët dhe të pasurit:“Në këtë kohë që po kalojmë romanet i lexojnë pensionistët dhe të pasurit! Sepse i kanë gjërat në terezi nuk është momenti të lexojmë romane tani.

Kanë vlerë të jashtëzakonshme, por s’është momenti të lexojmë romane, apo të shohim opera apo balet kalsik, por është momenti të marrësh manualin e përdorimit të vetes dhe të mësosh si përdoret vetja për të shpëtuar”.

Por, pas një lumi kritikash, ishte përsëri aktori i humorit që erdhi me një video të dytë në profilin e tij në rrjete sociale, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Frikësohu!!! Dhe mos lexo Romane!!! Duhet ta shohësh të gjithë që ta kuptosh…”

Pas këtij reagimi të dytë nga Ermal Mamaqi nuk ka duruar botuesja, Arlinda Dudaj, e cila i është kthyer publikisht aktorit, duke mos lënë gjë pa i thënë, për predikimin e mosleximit dhe diskriminimin moshor. Ajo e ka cilësuar sjelljne e Mamaqit të pabesueshme, dhe nuk ka lënë pas as ironitë ndaj aktorit.

Komenti i Arlinda Dudajt.

“Ermal u futa dhe të pashë videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thënë me të vertetë atë që veshët e mi dëgjojnë nga goja jote. Përtej gjithçkaje që mund të kesh pësuar nga lodhja në karantine, pasiguria në të ardhmen, ate e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit deri në cepin më të fundit të botës. Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër. Le të mos flasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është. Bukuria do e shpëtojë botën, e ka shpëtuar përherë, këtë nuk e vendos depresioni im apo yti në kohë të caktuara. E njeriu dhe kur të shkojë në punë, rrugës për aty, tek do shkojë për bukën e gojës mund të lexojë romane, se ato romane e libra të zhvillojnë si njeri, të bëjnë njeri. Se në fund të fundit për këtë po flasim në kohë si këto të gjejmë njeriun te vetja. Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”,- shkruan Arlinda Dudaj në postimin e Ermal Mamaqit.

Leave a Reply