“Mos kini frikë, bishat do t’ju shpëtojnë”/ Rovena Stefa tregon sesi po ‘lufton’ me COVID-19, pas krahëve të saj tanke luftarakë

0
477

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa na ka treguar së fundmi sesi po ‘lufton’ me COVID-19, ndërkohë që është në karantinë.

“Ja me çfarë luftohet Koronavirusi!!! Mos kini frikë, BISHAT do t’ju shpëtojnë, do e shkulin virusin nga vendi na ndiqni së shpejti në Youtube “, shkruan ajo në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe një foto në të cilën shfaqet me Holta Pilz, një nga bodybuilder-et  shqiptare.

Foto e publikuar nga Rovena Stefa

Në foto ato shfaqen sikur janë “në luftë”, pasi pas tyre ka tanke lufatrake, por nuk mungojnë edhe veshjet provokuese. Mesa duket këngëtarja shqiptare e kalon kohën duke bërë stërvitje në banesën e saj dhe këtë do ta demostrojë edhe në kanalin e saj në Youtube.

Leave a Reply