Moise Kean, “zgjidhja” për të arritur te de Ligt

0
15

Juventusi i ri po lind falë Mimo Raiolas, i cili është shkaku kryesor I një transferimi të mundshëm të Matthijs de Ligt te bardhezinjtë nga Ajaxi i Amsterdamit.

Një tratativë që po merr jetë e ku është përfshirë edhe emri i Moise Kean. Sulmuesi i kampionëve të Italisë i intereson shumë Ajaxit dhe Paratici kërkon ta përfshijë si kundërofertë për të arritur shifrën 70 milionë euro që kërkojnë “harkëtarët” për mbrojtësin.

Talenti i Moise Kean është i padiskutueshëm, për sulmuesi i ri ka probleme jashtë fushe me sjelljet e tij të pahijshme, aq sa është dënuar edhe nga trajneri i U-21 të Italisë, Di Biagio.

Bardhezinjtë nuk duan ta humbin këtë talent dhe janë para një dileme. Tashmë i takon Mimo Raiolas, menaxherit të de Ligt dhe i Kean, i cili ka marrëdhënie shumë të mira më të dy klubet, për ta zgjidhur ngërçin.

Për bardhezinjtë zgjidhja më e mirë do të ishte ta mos e humbnin krejtësisht kontrollin mbi kartonin e Kean, ndoshta duke përfshirë të drejtën e riblerjes./SS

Leave a Reply