Mjaft u ndjeve fajtore dhe jeto jetën tënde! Nuk i ke borxh asgjë askujt

0
21

Ke tre muaj që nuk shkon në palestër sepse ke nevojë për të pushuar? Shumë në rregull. Mjaft u ndjeve fajtore! Ti sërish je një person i mirë.

Kritika që more në punë po të peshon shumë dhe e sheh si një dështim? Mjaft mendove për të! Kjo nuk të bën një person të dobët, as një dështim, as jeta jotë nuk është shkatërruar. Është një kritikë, jo një masë e dinjitetit tënd. A të jep moti i ngrohtë një ndjenjë paniku sepse mendon se nuk je ende “gati për verën”? Ti je gati! Mund ta shfaqesh siç je veten në botë, s’ke nevojë as për dietë apo stërvitje.

A mendon se duhet të ishe “më lart” në jetë, sepse kur ishe 19 vjeçe, kishe hartuar një listë të pikave që ke dashur t’i arrish në një moshë të caktuar dhe nuk i ke arritur akoma? Qetësohu! Jeta nuk funksionon në këtë mënyrë. Gjërat do të ndodhin pikërisht në kohën e duhur, kur duhet të ndodhin. Disa prej tyre mund të kërkojnë vite, ndoshta dhjetëvjeçarë; disa nuk do të ndodhin sepse do të kuptosh se nuk do më të njëjtat gjëra si më parë. Prioritetet tona ndryshojnë dhe kjo është diçka normale. Ti ke të drejtë të ndryshosh mendje dhe do ta bësh sërish shumë herë me kalimin e viteve. Mos u ndje fajtore se ke hequr dorë nga qëllimet e vjetra, për të cilat nuk ke më nevojë.

Nuk është e nevojshme të kemi një karrierë dhe një plan 5- vjeçar për të pushtuar botën. Ti ke të drejtë të jesh e kënaqur me një punë, jo me një karrierë. Lavdia e ngutjes çon në lodhje më shpesh sesa premtimet që bëjmë. Ji e lumtur me atë që ke! Mos u ndje keq nëse ha mish, sheqer ose bukë ose pak nga gjithçka.

Është normale të bëjmë gabime. Ne i bëjmë ato çdo ditë. Mos u ndje fajtore për gabimet që ke bërë në të kaluarën; ajo ka kaluar! Përqëndrohu në të tashmen!

Është normale të dështosh. Ne të gjithë dështojmë shpesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është mënyra e vetme për të mësuar dhe për t’u rritur.

Festo jo vetëm fitoret e vogla të jetës tënde, por edhe momentet e zakonshme, dhe po, ha tortë dhe pi shampanjë pa u ndjerë në faj!

Leave a Reply