Ministrja Rizvanolli, qytetarëve: Mos u ngrohni me rrymë, nga prilli mund të rriten faturat

0
260

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duke që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prek Kosovën qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”.

“Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”.

Visar Ademi, drejtor ekzekutiv në Balkan Greesn Foundation, tha se duhet të ndërmerren të gjitha hapat në dekarbotizimin e sektorit të ngrohjes më Kosovë.

“Kjo duhet të bëhet për hir të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.”

Arven Syla, hulumtues tha pengesat e dekarbonizimit janë faktori ekonomik, pra kosto e lartë e produkteve ekologjike, rregullativat ekzistuese si dhe hezitimi i qytetarëve.

“…çmimet e larta dhe hezitimi i qytetarëve që të ndryshojnë energjitë të cilën e përdorin pengojnë këtë proces. Gjithashtu mungojnë strategjitë të cilat ju ofrojnë qytetarëve ngrohje të qëndrueshme.

“Alternativat për ngrohje janë, biomasa, energjia elektrike, ngrohtoret qendrore, burimet e ripërtrishme etj”.

Gjatë diskutimit u tha se furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe, mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre.

Sistemet e ngrohjes janë kryesisht vetanake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohtoreve qendrore, raporton EO.

Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drunjve.

Leave a Reply