Merr fund lidhja e Edon Zhegrovës me Elsën, futbollisti zbulon gjithçka me një postim në ‘Instagram’

0
995

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është ndarë përfundimisht nga e dashura e tij, Elsa Musliu, transmeton Gazeta Metro.

Kohë më parë ishte vet futbollisti që kishte pranuar se është në lidhje dashurie me një vajzë që emri i saj fillon me shkronjën ‘E’, teksa më vonë u zbulua se po flitet për Elsa Musliun, ku çifti publikonin fotografi së bashku.

Por, kjo lidhje duket se tani ka marrë fund, bazuar në postimet e fundit nga reprezentuesi i Kosovës në rrjetin social ‘Instagram’, aty ku ka bërë një sesion ‘pyetjesh dhe përgjigjjesh’ me ndjekësit e tij.

“Shumë pytje a jom në lidhje, jo nuk jam” – ka shkruar shkurt Zhegrova në ‘InstaStory’.

Leave a Reply