Merkato milionere për Championsin, Guardiola do qëndrojë gjatë te M.City!

0
33

Me Guardiolën që ka koleksionuar dy trofe rradhazi të Premier Leagues spanjolli ende nuk e ka fituar Kupën më të rëndësishme që ishte edhe një prej synimeve të nënshkrimit me të, të klubit anglez.

Në këtë mënyrë duket se klubi nga Etihad Stadium është i gatshëm të mbështesë trajnerin dhe zgjedhjet e tij, sikundër ka bërë dhe më parë në fakt, me synimin arritjen e objektivit madhor të Champions Leagues gjatë edicionit të ardhshëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike Guardiola mund të ketë tanimë në dispozicion një buxhet prej 230 millionë eurosh gjatë merkatos së kësaj vere, me drejtuesit që shpresojnë të arrijnë shërbimet e një mbrojtësi, dy mesfushorëve dhe një sulmuesi klasi.

Eliaquim Mangala dhe Nicolas Otamendi mund të lirojnë hapësira për afrimin e Matthijs De Ligt, shërbimet e të cilit gjithashtu lakmohen me ngulm edhe nga Barcelona, ndaj The Citizens po lakojnë edhe emrin Harry Maguire të Leicester. Me  34-vjeçarin Fernandinho që projektohet drejt përfundimit të karrierës, City ka gjithashtu nëvojën për t’u përforcuar me një mesfushor dhe në këtë repart kanë identifikuar Rodrin si numrin 1 të listës së tyre të dëshirave.  Sa i takon sulmit, Joao Felix i Benficas dhe Luka Jovic i Eintracht Frankfurt që kërkohen edhe nga madrilenët e Realit janë emrat që kanë përfunduar në radarët e City-t. Gjithsesi me gjithë buxhetin madhor prej 230 milionë eruosh që Guardiola do të ketë në dispozicion mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet për kampionët e Anglisë referuar problemeve të tyre të fundit me Fair Play-n Finaciar.

Leave a Reply