Mehaj në Samitin e ISOA’21 kërkon që Kosova të bëhet qendër rajonale e industrisë ushtarake amerikane

0
242

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie, shkruan Zeri.info

Mehaj tha se qëndrimin dhe gatishmërinë e tij për investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e ka shprehur gjatë fjalimit të tij në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21 dhe në takimin me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels.

“Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

“Këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels” ka shkruar Mehaj.

Ai tha se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, përfundon Mehaj. /Zëri

Leave a Reply