Bloggerja Armina Mevlani risjell shpesh poza të vjetra në rrjete sociale, duke rikujtuar kohët e bukura dhe momentet e paharrueshme. Kësaj radhe ka zgjedhur të sjellë disa foto, të festave plot alegri, me mikun e saj të ngushtë.
Ajo ka postuar disa foto, por ndër të gjitha pikas fotoja ku po kërcen e papërmbajtur, me mikun e saj, i cili nga atmosfera e ndezur ka hequr edhe bluzën, ndërsa Armina duket se e ka shijuar maksimalisht këtë moment.

“Festonim si kafshë gjithmonë. Gjithmonë në festa sëbashku”- shkruan Armina Mevlani bashkëngjitur fotos së postuar në rrjete sociale.

Bloggerja ka treguar se karantinën po e kalon pranë partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, duke ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente nga qëndrimi i saj në shtëpi dhe aktivitetet që zgjedh për të mbushur ditën.