Me lot në sy, Beatrix i tregon banorëve për babain e ndjerë: Kisha hallin e Albanit

0
305

Këngëtarja Beatriks Ramosaj ka ndarë me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” një moment të vështirë nga jeta e saj.

Ndarjen nga jeta të të atit. Me një grup banorësh, të mbledhur në një zonë të shtëpisë, ajo ka treguar natën kur i ati kishte ndërruar jetë dhe përjetimin e saj, në një moshë të re.

“Albani ka qenë më i vogël, unë kam qenë 14. Albanin e kishim dërguar tek halla. Edhe unë kam ndenjur me të. Dha shpirt në duart e mia. Pjesën më të vështirë e kam pasur si t’i them Albanit. Sa kisha nisur ta bëja shok,”-tha këngëtarja.

Ndërkohë që gjatë rrëfimit të saj nuk kanë munguar as lotët.

Leave a Reply