Me gati 1 mijë testime më pak, Kosova afër ta kalojë Shqipërinë me numrin e rasteve me koronavirus

0
482

Kosova konfirmoi sot edhe 30 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 510 numrin total të të infektuarve.

Sidoqoftë, Kosova është njëri ndër shtetet e fundit të rajonit që konfirmoi rastet e para me koronavirus, bashkë me Malin e Zi, shkruan lajmi.net.

Megjithë këtë, Kosova është shumë afër që ta tejkalojë Shqipërinë me numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, ani pse shteti shqiptar rezultoi disa ditë më herët rastet e para me COVID-19.

Në fakt, Kosova edhe ashtu ka 1 mijë teste më pak të kryera se Shqipëria, por që dallimi në numrin e personave të infektuar është vetëm 38.

Aktualisht, Kosova me 4 mijë e 366 testime ka 510 raste, teksa Shqipëria me 5 mijë e 311 testime ka gjithësej 548 persona të infektuar.

Dallim të madh këto dy vende kanë edhe në numrin e të shëruarve; 302 në Shqipëri e 93 në Kosovë.

Kosova ndërkaq ka më pak viktima nga koronavirusi, gjithësej 12 nga 26 sa ka Shqipëria.

Leave a Reply