Më fal motër që jam vëllau yt!

0
861

Dje bëra një shkrim për shkeljet e rradhës të Komunës së Prizrenit, aktualisht e udhëhequr nga sekti i Vetvendosjes, ndërsa sot do t’ju shkruaj për kronoligjinë dhe prapaskenat e turpit !
Për vetën nuk kam pse shkruaj e flas, miq e armiq, të gjithë më njihni në mënyrën tuaj. Unë jam fëmiu i parë, prej katër fëmijve të prindërve tanë mësues të respektuar që nga vitet 70-ta të shekullit që shkoi. Të gjithë u shkolluam me mundin e prindërve tanë, që punuan pa u ndal mbi katër dekada deri në pension baba, ndërsa nana me emrin e Zotit edhe këtë vit !
Deri sa unë studiova dhe magjistrova në Shkencat Ekonomike, dy motrat e mia ndjekën rrugën e nanës dhe u diplomuan në Shkencat Ekzakte, me notë mesatare pakë në dhjetë.
Unë si i pari fëmij, kisha barrën dhe privilegjin të jem pjesë e shumë zhvillimeve të kohës.
Vitet e pushtimit, si gjimnazist isha pjesë e organizimit paralel në logjistikën e rezistencës dhe protestat e organizuara nga Unioni i SHLP-së së atëhershme!
Paslufta na gjeti student e aktivist politik. Jo pse e doja politikën dhe lojrat e saj, më tepër ishte formë refuzimi ndaj atyre që i njihja si bashkëpunëtor të regjimit serb, e përqudi pasluftës u bënë “patriot” duke u bashku atyre që vetën e quanin parti të krahut të luftës !
Kështu vazhduam ndaras me ta. Deri në 2007, ne në pushtet e ata në opozitë, pastaj, secili në punën e tij, i ndërruam rrolet.
Avazi i urisë për pushtet, e solli një standard të ri të sistemimit të militantëve, në shumë sektor erdhën njerz pa dinjitet. Njejt ndodhi edhe në Arsim. Pushteti i asaj kohe, në Arsim solli një grup matrapzësh me në krye Nexhat Çoçaj, që shisnin vende pune e vjedhnin ku do ku i jepej rasti i parë nga paraja publike.
E unë si i ma “budallai” edhe i shpalla luftë të hapur dhe i zura ” me pelë për dore” në hajni të pastër. Por, për këtë rast në një moment tjetër në detale!
Pasi s’mund të më bënin gjë mua, ai pushtet atëherë filloi hakmarrjen e hapur ndaj familjes time. Nga ai moment, motra ime e pa punë u bë me “pikë të kuqe” , ndonëse aspekt formal, as që kualifikohej për tu thirrë në testim !
Kështu kaluan dhjet vite, për të ardh një shpresë e rreme para katër vitesh. Asgjë pos emrave të hajnave dhe matrapazëve nuk ndryshoi në pushtetin e Prizrenit.
Në konkursin e fundit, për dallim prej atye para tyre, motra ime u ftua në testim dhe intervistë. Ndoshta pse ka mbiemër tjetër nga unë, e pushtetit i ka ik ky detal, këtë nuk mund ta di!
Edhe testin edhe intervistën, të dyjat i kaloi me me sukses. Të Premtën ( 01.10.2021) lista e fituesve ishte gati, aty ishte edhe emri i motrës.
Por, të Shtunën në mesnatë u ndryshua lista dhe në vend të saj u fut një tjetër, që nuk ishte as pjesë e procesit regrutues!
Sigurisht, unë u intersova dhe provova të kërkoj sqarime nga Kryetari i Komisionit. Por kotë, ai nuk mu përgjigjë mua por një shoku tonë të përbashkët, e atij i tha: për besë nuk kam pas asgjë në dorë, e kanë hjek prej listës duke më ofru si dëshmi profilin e Facebookut të Dullës e më thanë, hiqe këtë prej liste sepse a nuk pe sheh se ç’ka shkruan ky kundër nesh a ?!
Tash po vazhdojm me procesin e ankimimit, për të vazhdu pastaj me organet e drejtësisë, me shpresë që ato do ta parandalojnë më të keqen e domosdoshme.
Më fal motër që jam vllai yt !
P.S. ti kryetar dhe ju antar të komisionit që thoni nuk u varë asgjë prej neve, a i keni nënshkru ato procesverbale ?!
Nëse kjo është e vërteta, pse keni pranu të ju varin komonën e të ju rrehin të tjerët ?!

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply