Me çfarë dallohet lideri “made in Albanicus”?

0
463

Sipas këtij kriteri made in Albanicus, pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare, sensin për t’i subordinuar në mënyrë autoritare mëkëmbësit tjerë e shfrytëzojnë si një guide të qartë, por çka është interesant asnjëherë të pathënë as në prezencë e as në mungesë të tyre! Një tjetër karakteristikë, kujtojë (e shndërruar edhe në dukuri padyshim!) është AI i prirjes për t’u imponuar si model tipik karizmatik, tashmë të njohur në shoqëritë tribale apo shoqëritë e vonuara…(!), të cilat çështjen dhe motivet e mosrealizimit të identitetit shtetëror e shfrytëzojnë dhe e përdorin në mënyrë dinake, jo vetëm për të ushtruar trysninë e tyre mbi pjesëtarët tjerë partiak, por (çka është edhe më e keqe!) për të sjellë shpesh herë edhe vendime kontradiktore dhe në kundërshti me vetë programet dhe orientimet e proklamuara ideologjike!

Çdo parti politike e ka hierarkinë e vet, pra shkallaren ose piramidën e vet organizuese ku anëtarët e partive sistemohen sipas kritereve, shijeve dhe sidomos interesave e shërbimeve që ata i kryejnë liderit partiak, apo vetë partisë në faza të ndryshme të emancipimit politikë. Pozita në shkallaren partiake në një mënyrë përcakton edhe statusin e anëtarit në atë parti, i cili jo domosdoshmërish mund të jetë edhe i branshës së biznesit, asaj intelektuale, fshatarit, pra edhe njeriut të thjesht i cili sjellë fuqi politike përmes votës së tij

Sistemet e stratifikimit partiake, tek shqiptarët dallojnë (jo sipas meritokracisë: profesionale dhe menaxheriale!) sipas asaj se sa u lejohet të lëvizin nga një status apo pozitë më të ulët partiake në një pozitë më të lartë. Dhe ky “gradim” obskurant, më shumë bazohet në kriteret e: servilizmit (ndaj”shefit”, “kryetarit”, “padronit”..etj.partiak!) dhe ato të nepotizmit social, se sa: marrëveshjeve paraprake! Edhe historia e qenësimit po edhe ajo e transicionit shqiptar, nuk ka arrijtur ta instaloj institucionin e meritokracisë graduale, në vend të oportunizmit meteorit. Shkaqet duhet kërkuar te “amandamentet” morale dhe te kodet identifikuese të “besës shqiptare” me të cilat shqiptarët ndërshekuj bashkëjetuan…

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply