Mbledhja e XIII-të e Kuvendit të Prizrenit do të mbahet më 31 janar, ky është rendi i ditës

0

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, thërret mbledhjen e rregullt të XIII-të (trembëdhjetë), të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 31 janar 2019 (e enjte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës të propozuar për këtë mbledhje e gjeni këtu: Rendi i ditës për mbledhjen e XIII-të të Kuvendit Komunal

Ndërsa para mbledhjes së Kuvendit, për të martën, më 29 janar 2019, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë.

Rendin e ditës të propozuar për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: Rendi i ditës për mbledhjen e KPF-së