Mbështetje e madhe për Shaqir Totaj në Përdrini, Korishë, Atmaxhë e Malësi e Re

0
343

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, anëtarë të Shtabit dhe kandidatët për Asamble që gravitojnë në ato anë, mbrëmë janë pritur me entuziazëm në Korishë, Përdrini e Atmaxhë, me takime madhështore e me shumë mbështetje.

“Përkrahja për PDK-në e vizionin tonë për Prizrenin është e madhe. PDK është unike dhe e fortë në Prizren e lista jonë e kandidatëve për Asamble është e përberë nga njerëz të përgatitur për të qeverisur si duhet me Prizrenin.

Ne do të i ofrojmë qeverisje të dinjitetshme qytetarëve të Prizrenit” -u shpreh Totaj nga këto takime

“Pritje e jashtëzakonshme në Korishë, Randobravë e Atmaxhë të Prizrenit, ku bashkë me kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Shaqir Totajn, bashkëbiseduam me qytetarët për ndryshimet e mëdha që ata i presin nga qeverisja e PDK-së.

Fatkeqësisht, në katër vitet e fundit, Prizreni është keqqeverisur nga një grupacion që e ka kthyer qeverisjen komunale në çerdhe të nepotizmit e korrupsionit.

Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për t’u rikthyer e për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, për t’ia rikthyer namin Prizrenit dhe për ta nxjerrë atë në tjetër nivel, me investime e projekte madhore. Këtë do ta bëjmë të mundur me kryetarin Shaqir Totaj, i cili është i mishëruar me Prizrenin dhe është i gatshëm të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë, transparente dhe zhvillimore, e cila do të merr drejtimin nga data 17 tetor” – ka thënë Krasniqi pas takimeve.

Leave a Reply