Mbappe: Kam kërkuar largimin nga PSG, nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 oferta për rinovimin!

0
223

Nga grumbullimi me kombëtaren franceze Kylian Mbappe ka zbuluar disa nga prapaskenat e merkatos së verës lidhur me të ardhmen e tij.

Në një intervistë ylli i PSG ka zbuluar se i ka kërkuar largimin klubit parizien dhe se nuk dëshironte të rinovonte kontratën: “Në korrik u bëra të ditur drejtuesve të PSG se dëshiroja largimin, duke patur parasysh faktin edhe që nuk po rinovoja kontratën.

Por PSG refuzoi një ofertë të majme për kartonin tim, kjo ishte diçka që duhej respektuar. Më pas më thanë që nuk dëshironin që unë të largohesha dhe në atë moment i thashë vetes që do qëndroj. Nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 oferta për rinovimin, unë gjithmonë kam qenë i lumtur te PSG dhe vazhdoj të jem”, theksoi në fund të fjalës së tij Kylian Mbappe të cilit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply