Maya Aliçkaj: Pas shtatzënisë shtova shumë peshë, ja si po ushqehem në karantinë

0
502

Si të gjithë shqiptarët edhe këngëtarja e njohur shqiptare Maya Aliçkaj është vetëizoluar në shtëpinëe saj për shkak të kornavirusit.
Këngëtarja e pyetur nga “Ora e Tiranës” sekretin e rënies nga pesha.

Pas shtatzënisë ajo mori shumë peshë, por me dietë, edhe në këto kohë karantine kur rrugët kalojnë nga frigoriferi, po ia del të heqë kilet e tepërta.

“Çdo ditë hipi mbi peshore dhe peshohem. Pas shtatzënisë shtova peshë dhe tani po mbaj një dietë që të heq edhe ca kile të tepërta. Këto ditë izolimi për djalin po gatuaj gjellë me perime, ndërsa për vete dhe bashkëshortin perime me peshk, mish viçi apo mish pule, apo edhe bishtajoret”, ka treguar Maya.

Këngëtarja ka treguar se është treguar shumë e kujdesshme për shëndetin e familjarëve të saj gjatë kësaj periudhe, duke treguar vëmendjen maksimale në çdo moment

Leave a Reply