Martohen Luizi e Kiara, puthen për herë të parë

0
277

Puthja e shumëpritur nga Luizi nga Kiara ndodhi më në fund në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pak minuta më parë, banorët kanë organizuar një dasmë të supozuar ku natyrisht dhëndri dhe nusja janë përzgjedhur Luizi me Kiarën.

Banorët e tjerë u vunë në rol dhe u përgatit ambienti për dasmën, gjithashtu i ftuar ishte këngëtari i preferuar i Luizit, Altin Shira.

Pasi dhanë fjalën njëri tjetrit se do të qëndrojnë së bashku ‘derisa vdekja t’i ndajë’, çifti shkëmbyen dhe puthjen e parë në buzë që u prit me shumë brohorima dhe duartrokitje nga banorët e tjerë.

Leave a Reply