Marotta: Shpresoj që Dybala ta zgjedhë Interin

0
240

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës.

Një nga objektivat kryesorë të Interit duket të jetë argjentinasi Paulo Dybala, i cili tashmë është përshëndetur me skuadrën e Juventus.

Për lojtarin ka folur Marotta, i cili ka thënë se dëshira e tij është që lojtari t’i bashkohet klubit.

“Nuk e di se ku do të luajë Dybala sezonin tjetër”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Shpresa jonë është që ai të luajë për ne. Nga pikëpamja jonë, ne nuk jemi të shqetësuar”, shtoi ai.

Inter do të hap bisedimet edhe për rikthimin e mundshëm të Romelu Lukaku. ‘Zikaltërit’ duan të kenë një ekip sa më konkurrues për të rikthyer titullin e kampionit të Serie A sezonin tjetër.

Leave a Reply