Ani pse kanë kaluar disa muaj, Luizi vazhdon të jetë on top në media.
Këngëtari shkodran vazhdon të komentohet për secilin veprim të tij, shkruan lajmi.net.
Së fundi ai është shfaqur duke interpretuar një nga këngët e Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave.

Më pas kjo u postua edhe në InstaStory të Getoar Selimit, i cili shkroi: “Luiz baba është rikthyer”.
Ndryshe, Luizi po vazhdon xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, krah Olta Gixharit.
