Luizi i tregon Kiarës si i rreh zemra kur është pranë saj: Jam i joti!

0
92

Luizi dhe Kiara patën një bisedë sqaruese, sa i përket të gjitha keqkuptimeve dhe hatërmbetjeve që ata kanë patur me njëri-tjetrin, ditët e fundit.

Ai i tha Kiarës se ka gabur si “gomari”, por nuk ka çfarë bën pasi nuk ka kthim pas. Gjatë bisedës së tyre të pranishëm ishin edhe Keisi me Kristin.

Ky i fundit i tha Kiarës se Luizi e meriton një shans për të njëzetën herë. Luizi e pyeti Kiarën se nëse ai ka shanse ta fitojë dhe dashurinë e saj dhe Big Brother.

Ajo u shpreh se dashurinë e saj  mund ta fitojë.

Kiara shtoi se edhe shumë pak, Luizi mund ta humbasë atë përgjithmonë.

Biseda mes tyre zgjati shumë, ndërsa Luizi tha se atij i rreh fort zemra kur është pranë saj.

Luizi: Unë jam i joti. Nuk e luan topi.

Leave a Reply