Luizi i shpreh frikën që ka, por përgjigja e Kiarës është akoma më shumë ‘frikësuese’ për të

0
337

Një tjetër bisedë e Kiarës dhe Luizit ka tërhequr vëmendjen.

‘Rolet’ janë po të njejta. Luizi i shpreh ndjenjat, duke pritur një përgjigje. Kiara nga ana tjetër, as nuk e pranon, por as nuk e refuzon.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo do ta përdorë atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.

Kiara përgjigjet: “Nuk je as i pari dhe as i fundit”.

Luizi ndryshoi mimikën e fytyrës, pasi u gjend më konfuz pas kësaj përgjigjeje.

Por Kiara i thotë se e tha gabimisht dhe nuk është dakord që Luizi mërzitet kaq shpejt.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjej për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese

Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua

Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo.

Kiara: I fundit domethënë…

Luizi: Në ça sensi

Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?

Luizi: Jo.

Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç.

Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.

Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment

Luizi: Nuk duhet?

Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.

Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit.’

Leave a Reply