Loredana zgjedhet sërish “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA

0
297

Ashtu siç kishte paralajmëruar Klan Kosova, në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards fokusi ka qenë tek këngëtaret shqiptare.

Ato jo vetëm që ishin pjesë e evenimentit, por edhe u shpërblyen. Kësisoj, rep artistja nga Kosova, Loredana ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane” dhe atë për herë të tretë.

Lori u paraqit në tepihun e kuq të MTV EMA me një stil unik të veshjes me kollare të zezë dhe këmishë të bardhë, një sako sipër e pantallona të gjerë si dhe atlete, njofton Klankosova.tv.

Shpërblimet e MTV EMA ndahen për artistët më të dëgjuar në shtetet evropiane në bazë të rezultateve nga transmetimi i kanalit të MTV-së.

Leave a Reply