Lopetegui favorit për stolin e Real Betis!

0
43

Pasi zyrtarizuan divorcin me Quique Setien, drejtuesit e Real Betis janë vënë në kërkim të një emri të ri për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Emri i parë që përmendet dhe që drejtuesit kanë kontaktuar, është ai i ish-teknikut të Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui. 52-vjecari shikohet si njeriu i duhur për të ringritur skuadrën, që këtë sezon nuk arriti të kapte zonën europiane, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 10-të të renditjes. Lopetegui u shkarkua nga Real Madrid tetorin e vitit të kaluar, pas humbes 5-1 në “El Clasico” me Barcelonën./SS

Leave a Reply