Llapi mposht Ballkanin me rezultat 4-1

0
302

Llapi ka arritur që ta mposhtë Ballkanin me rezultat të thellë, 4-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Ballkani, në minutën e 60-të të takimit me anë të Gripshit i cili realizoi nga goditja e dënimit pas gabimit të portierit llapjan.

Ndërsa, 11 minuta më vonë, Llapi barazoi shifrat në 1-1 me anë të Fazliut. Por, ekipi i Tahir Batatinës nuk u ndal me kaq, pasi shënuan dy gola për tre minuta. Golin e epërsisë e shënoi Firmino në minutën e 74-të ndërsa në minutën e 76 golin e tretë e shënoi Sadriu.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Shabani i cili arriti të shënojë nga distanca me një goditje të fuqishme.

Me këtë fitore, Llapi gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë kurse Ballkani gjendet në pozitën e tretë me 24 pikë

Leave a Reply