Vazhdon të forcohet Lista “GUXO” në Prizren.
Deputeti i kësaj liste, Haxhi Avdyli, ka njoftuar se kryetari i nëndegës së LDK-së në Hoqë të Qytetit, Sedat Gashi, ju ka bashkuar rrugëtimit politik në Listën “GUXO”.
Postimi i plotë:
Kryetari i nëndegës së LDK-së në Hoqë të qytetit në disa mandate, Sedat Gashi na u bashkua në rrugëtimin tonë politik. Sedati ishte dhe mbetet një aktivist dinjitoz , i guximshëm dhe i vendosur për të luftuar për kauza të drejta për fshatin e tij , qytetin e Prizrenit e Kosovën. Tani bashkë me Sedatin do jemi më shumë për Hoqën, #mëshumëpërPrizrenin dhe +4 #meMyten.