Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni edhe në Gazetën Zyrtare

0

Ligji për përdorimin e gjuhëve ku bën pjesë edhe përdorimi i gjuhës shqipe, tashmë është bërë publik edhe në Gazetën zyrtare.

Kështu e konrmon edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook bën të ditur se tashmë ligji është publikuar edhe në Gazetën zyrtare edhe pse ishte paralajmëruar se ky proces do të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare” shkruan në faqen zyrtare të kryeparlamentarit Xhaferi.