Lidhja shqiptare e Prizrenit (Jo Lidhja Fetare)

0
21

Në një shkrim të datës 11 qershor 2019 në portalin 04 Online quditem duke lexuar dhe gjatë leximit duke menduar se si është e mundur kryeimami i Prizrenit z.Orhan Bislimaj ti qaset kësaj ngjarje teje të rëndësishme vetëm nga këndi fetar, duke banalizuar me shprehjet “se si është e mundur që në shkolla mësimdhënënësit të iu thonë nxënësve që shqiptarët kanë luftuar për çlirim nga Perandoria Osmane”.
Qasja e tillë në histori është pa metodologji dhe pa fakte e ndikuar nga qasja emocionale. Një historiograf gjerman Lepold Von Ranke thotë: “Se historia nuk ka nevojë për analizë, ajo duhet të shkruhet ashtu si është”.
Andaj pushtimi osman i Kosovës është pushtim dhe asgjë tjetër dhe kjo qasje se ata nuk ishin pushtues është jo shkencore dhe e mohon një histori pushtimi rreth 500 vjeqar, duke e banalizuar me kinse Perandoria Osmane nuk ishte pushtuese. Fakte të mëdha ekzistojnë në anën e argumentimit se osmanët nuk lejuan shkollën në gjuhën shqipe dhe Mësonjëtorën e Parë Shqipe të Korçës e mbyllën pas më pak se 10 vite ekzistence, për të vetmën arsyje që shqiptarët të konsiderohen si popull pa identitet dhe që nuk dijnë të shkruajnë në gjuhën e tyre dhe i vetmi fakt për ta është vënia e gishtit në vend të nënshkrimit.
Qasja e Lidhjes Shqiptare në atë formë duke e përzier kinse edhe me ndihmën e boshnjakëve nga Bosnja është banale dhe ia humb rëndësinë e kësaj organizate ushtarake dhe politike që për herë të parë arrinë të formoj Qeverinë e Parë Shqiptare në krye me intelektualin dhe ideatorin e Shqipërisë Etnike: Ymer Prizrenin, i cili edhe pse ishte joshur nga sulltanati i asaj kohe që nëse dorëzohet do të merr pozita të rëndësishme dhe përkundër internimit të familjes së tij në Selanik nga osmanët, prap nuk pranon të dorëzohet dhe strehohet në Mal të ZI, por vritet pabesisht nga njerëzit e mbretit të Malit të Zi Knjaz Nikolla dhe nuk bie në dorë të osmanëve. Po të ishte kjo Lidhje fetare nuk do të dënohej Abdyl Frashëri me vdekje dhe 3 vite burgim nuk do ti mbante në Kalanë e Prizrenit, ku si rezultat nga vuajtjet dhe kushtet e vështira në burg pas një kohe të shkurtër vdes.
Qasja ndaj kësaj teme duhet të ketë për qëllim tregimin e historisë së vërtetë përtej pronës se e kujt ishte, por të ndalemi te ideja se cila ishte: Krijimi i shtetit shqiptar dhe formësimi i kombit shqiptar.
Me të sotmen të merret diplomacia e shtetit tonë, ndërsa për histori dhe fusha të tjera të merren profesionistët.

Shkruan: Fidan SHEHU

Leave a Reply