Leonard Alija dhe JayKes publikojnë hitin e verës “City Vera” (VIDEO)

0
54

Është nga Peja por jeton në Gjermani. Ka disa vite që merret me muzikë, ndërsa vazhdon të befasoj me projektet e tij.

Bëhet fjalë për super këngëtarin, Leonard Alija. Së fundmi ai ka bashkuar forcat me JayKes, për të sjellur hitin e kësaj vere.
“City Vera”, mbanë titullin kënga e re e Leonardit, e cila për një kohë shumë të shkurtër është duke u dëgjuar gjithandej në diasporë dhe jo vetëm.


Për tekstin janë kujdesur të dy këngëtarët, ndërsa ju ka punuar edhe një videoklip i bukur. Ju kujtojmë se Leonardi ka të publikuara edhe shumë këngë tjera, i cili nga viti në vit po dëshmon se nuk është rastësisht në botën e muzikës.

Përndryshe kënga është publikuar në kanalin e ArkivaShqip në You Tube.
Për më shumë, 04 Online e sjell ekskluzivisht për ju këngën më të re të Leoanardit të sjellur në bashkëpunim më JayKes, “City Vera”./04online.info

Leave a Reply