Zyrtari i AAK-së: Deputetët tanë duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet për Qeverinë dhe presidentin

0
402
Foto: Arkiva

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Pejë, Fisnik Dema, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë votimit për Qeverinë dhe presidentin.

Sipas Demës, kjo do të tregonte rolin konstruktiv të AAK-së, duke shtuar se kështu edhe do të respektohej “fjala e sovranit”.

“Aleanca duhet të qëndroj në sallë gjatë zgjedhjes së qeverisë dhe presidentit. Jo për Albinin a Vjosen, por për respektimin e fjalës së sovranit, ku një pjesë e mirë e tyre janë votues të vet Alenaces. A i bën numrat fituesi është çështje e tij, mirëpo ne duhet të luajm rol konstruktiv në parlament”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu, Fisnik Dema, në një postim në Facebook, ka kërkuar reformë brenda parties, duke nisur nga kryetari Ramush Haradinaj dhe grupi i tij I ngushtë.

“Është koha që Kryetari Haradinaj të nis reformën nga vetvetja, mendësia e vizioni afatgjatë politik. Të reformojë pa pardon grupin e ngushtë të tij. Ndoshta tani do humbin ndonjë votë a ndonjë komunë, mirëpo është momenti të bëjmë planin e dekades për Aleancen si alternativë serioze politike, e pastër, e rinuar, e zgjeruar, e fuqizuar me frymë të re”, vazhdon tutje postimi i sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në Pejë./Kallxo.com

Leave a Reply