Zyrtarët komunalë të Prizrenit dyshojnë se numri i të infektuarve është më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare

0
49
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Autoritetet komunale të Prizrenit vlerësojnë se situata sa i përket pandemisë COVID-19 është serioze, marrë parasysh shtimin e rasteve në javët e fundit.

Përfaqësues të institucioneve shëndetësore që menaxhohen në koordinim me nivelin qendror kanë pranuar se ka rritje të ndjeshme të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore shkaku i infektimit eventual me koronavirusin, por që, sipas tyre, situata aktuale është nën kontroll dhe e menaxhueshme, shkruan KOHA.

Megjithëkëtë, të gjitha palët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Koordinatori i Shtabit emergjent komunal, Visar Shehu, të enjten ka bërë të ditur se në Komunën e Prizrenit zyrtarisht janë mbi 100 raste aktive me COVID-19, por që dyshohet se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Leave a Reply