Zyra e kryeministrit deklarohet për shtyrjen e takimit në Uashington

0
440

Në media vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte paraparë të mbahej më 2 shtator.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyre takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë.

“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.

Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Leave a Reply