Zjarret në Suharekë, kryetari Bali Muharremaj kërkon ndihmë

0
349

Zona Industriale në Shirokë të Suharekës është përfshirë nga zjarret.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se gjendja është serioze teksa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë”, ka thënë Muharremaj.

Leave a Reply