Zjarr i madh shpërthen në zonën e portit të Bejrutit, një muaj pas shpërthimit masiv

0
339

Një depo vaji dhe gomash në portin e Bejrutit ka marrë flakë të enjten, një muaj pas shpërthimit masiv që ndodhi në këtë qytet e që shkatrroi portin dhe pjesë të kryeqytetit libanez.

Zjarri shpërtheu në zonën e lirë të portit duke liruar tym të madh mbi qytet. Një burim ushtarak tha se shkaku i zjarrit nuk është i ditur akoma, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pamje televizive shfaqën zjarrfikësit duke u munduar ta fikin zjarrin në port, ku depot dhe hambaret e drithit ishin rrafshuar nga shpërthimi i 4 gushtit.

Rreth 190 persona ishin vrarë nga shpërthimi i fundit që shkatrroi portin e Bejrutit.

Shpërthimi ishte shkaktuar nga një depo e madhe e nitratit të amonit që ishte mbajtur në kushte të kqija për shumë vjet në port.

Leave a Reply