Zhvillimet rreth dosjeve të Speciales, Tomë Gashi angazhohet si avokat i OVL UÇK-së

0
381

OVL e UÇK’së e ka autorizuar avokatin e Tomë Gashi për t’i mbrojtur për dosjet e Gjykatës Speciale. 

Vetë Gashi, që njihet si avokat i Vetëvendosjes ka njoftuar se është autorizuar për këtë detyrë, derisa sa e ka quajtur të shenjtë këtë mbrojtje.

“Në mbrojtje të vlerës së shenjtë”, ka shkruar Tomë Gashi krahas vendimit që ka publikuar në rrjetet sociale.

Avokati Tomë Gashi është ftuar tani të shkojë në zyrat e OVL-UÇK-së, për të biseduar me zyrtarët e Gjykatës Speciale, të cilët prej më shumë se një ore po qëndrojnë brenda zyrave.

Kujtojmë, që të hënën e kaluar Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë. Pas kësaj Nasim Haradinaj ka thënë se është paralajamëruar përsëri se zyret e OVL dhe UÇK-së do të bastisen, mirëpo Haradinaj thotë se materialet që kërkojnë nuk do t’i marrin pa praninë e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply