Zhurjanët na pritën me një mbështetje të madhe, iu premtova që edhe fitoren do ta festojmë së bashku, më 17 tetor

0
514

Lista e fitores është lista e Lëvizjes!

Në shoqëri të zëvendësministrit, Hysen Durmishi, deputetit Artan Abrashi dhe kandidatët për asamblistë Petrit Hoxhaj, Ganimete Babuna, Tajar Susuri, Valon Kurtaj, Adem Krasniqi dhe Adil Memaj u takuam me banorët e fshatit Zhur.
Zhurjanët na pritën me një mbështetje të madhe, të cilëve iu premtova që edhe fitoren do ta festojmë së bashku, më 17 tetor.

Tash e tutje e kemi një qeveri që udhëhiqet nga njeriu më i duhur, kryeministri Albin Kurti, e kemi një presidente që përfaqëson denjësisht Kosovën, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe deputetët më të mirë të cilët i përfaqësojnë qytetarët e Prizrenit në Kuvendin e Kosovës.

Tanimë duhet të kemi edhe asamblistët që bëjnë më shumë Prizrenin, e më shumë për Zhurin. Gjatë katër viteve që kaluan, shumë vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve nuk janë votuar nga Kuvendi Komunal, siç ndodhi së fundi edhe me rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nëpërmet të së cilës do të ofronim mbështetje financiare për fëmijët e porsalindur.

Lëvizja Vetëvendosje! me kandidatët e saj, do t’i përfaqësojë kërkesat e qytetarëve dhe do ta vendosë interesin publik para çdo interesi tjetër, në mënyrë që ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe perspektivën rinisë në një Kosovë të zhvilluar, ku të rinjtë punojnë, kontribuojnë dhe jetojnë dinjitetshëm.

BASHKËQEVERISIM ✅144

MëshumëpërPrizrenin

Mytaher Haskuka

Leave a Reply