Zhduket një grua në Prizren, largohet nga shtëpia e bashkëshortit

0
572
Foto: Ilustrim

Është zhdukur një grua në fshatin Serbicë e Ulët të Komunës së Prizrenit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, babai i të zhdukurës e ka lajmëruar rastin, pasi e njëjta është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.

Deri më tani nuk dihet për vendodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia e bashkëshortit të saj, më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply